Icardi dhe Nainggolan i kanë ditët e numëruara, ata do të largohen nga Interi.

Drejtori sportiv i Interit, Beppe Marotta, ka konfirmuar se Radja Nainggolan dhe Mauro Icardi nuk janë pjesë e planeve të klubit për sezonin e ardhshëm, raporton “Calciomercato”, transmeton Gazeta Express.

Thashethemet tash e disa muaj kanë qenë se jo vetëm Icardi, por edhe Nainggolan ka kërkuar largimin dhe më në fund është konfirmuar gjithçka.

Në një intervistë për Sky Italia, Marotta foli për situatën e dy lojtarëve.

“Ata janë lojtarë të shkëlqyeshëm dhe të talentuar, por kjo nuk mjafton. Vetëm talenti mund të fitojë ndeshje, por është ekipi që fiton kampionatin. Rrjedhimisht, ata nuk janë pjesë e projektit tonë, e them këtë me transparencën dhe respektin që kemi për ta”, deklaroi Marotta.

A do të jetë Icardi në dispozicion të Conte? A do të rikuperohet disi ndaj kauzës? Dhe nëse po, përmes së cilës rrugë?
“Një gjë duhet të thuhet: Icardi është në merkato, është një gjë për të respektuar aspektet kontraktuale, një marrëveshje kolektive që kërkon akoma që lojtari të marrë pjesë në stërvitje. Më pas ka edhe të drejta të tilla si ato e trajnerit për të zgjedhur formacioni në fushë”