Familjarët dhe fqinjët të të ndjerit Jastreb Asanoviq (38) dhe Ivana Roniq (19) nga Knjazhevaci i Serbisë kanë paralajmëruar se do ti shkatërrojnë shtëpinë vrasësit Nenad Roniq (63), përcjell Kurir.rs

Kujtojmë se Nenad Roniq mbrëmë ka vrarë dhëndrrin Jastreb dhe mbesën Ivana, ndërsa ka lënduar rëndë edhe renë e dhëndrit të tij Romana (20) si dhe nipin tjetër në oborrin e shtëpisë të familjes në Knjazhevac.

Vrasja siç shkruar Kuriri serb ka ndodhur përshkak të një mosmarrëveshje midis Ivanit dhe kusheririt K.R, ku Ivan e kishte rrahur, me çka personi me iniciale K.R i është ankuar Nenadit, i cili pastaj ka marrë një pushkë dhe ka filluar aktin e përgjakshëm./Alsat