Interi dhe Roma mund t’i shkëmbejnë sulmuesit e tyre, Mauro Icardi e Edin Dzeko gjatë kësaj vere

Interi është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e verës, ndërkohë që nuk e ka zgjidhur ende çështjen Mauro Icardi,

Sulmuesin argjentinas e kërkon qe një kohë Roma, por ai e pëlqen më shumë transferimin në Juventus.

Ndërkohë, Nerazzurri janë të interesuar për sulmuesin Edin Dzeko, i cili pritet të largohet nga Giallorossi këtë verë.

Prandaj, “Sky Sport Italia” shkruan se dy gjigantët italianë po e mendojnë idenë për shkëmbimin e sulmuesve të tyre.

Me këtë rast, Icardi do të përfundonte në kryeqytetin italian e Dzeko në qytetin e modës.

Roma e vlerëson sulmuesin boshnjak 20 milionë euro dhe i ka refuzuar dy oferta të Interit prej 10 dhe 12 milionë eurosh.

Por, klubi romak do të ishte i gatshëm t’ia japë Interit ish-futbollistin e Manchester Cityt me kusht që ish-sulmuesi i Sampdorias të përfundojë në “Stadio Olimpico”

Gjithashtu, Roma do t’i jepte edhe para Interit, duke e pasur parasysh se vlera e Icardit në treg është shumë më e lartë sesa ajo e Dzekos. /