Një termet i shkallës 6.4 të Rihterit godet Kaliforninë Jugore, derisa festohej festa e 4 Korrikut, ai u ndje nga Los Angeles deri në Las Vegas.

Banorët e Las Vegasit kanë shpërndarë pamje nga shtëpitë e tyre ku shiheshin llambat tek lëkundëshin përderisa ndodhte tërmeti.

Dridhjet pesë minuta pas tërmetit u raportuan të ishin 4.7 dhe 3.0 shkallë.

Në Los Angeles u raportua për dridhje që zgjatën rreth 20 sekonda.

Policia në rrjetet sociale njoftoi se Kalifornia është jasht rrezikut për cunami pas tërmetit. Tërmetin në fjalë e dëgjuan rreth 20 milion njerëz.