Që nga një korriku, kur filloi masa e kthimit prej 15% të TVSH-në së paguar, aplikacioni është shkarkuar nga 120.000 qytetarë.

Afërsisht 2 milionë llogari fiskale janë skanuar, me një qarkullim prej gati 17 milionë euro. Kjo shumë llogarit kthimin e TVSH prej mbi 260 mijë euro, para që do të depozitohen në llogaritë e qytetarëve në muajin dhjetor. Nga DAP, thonë se janë të kënaqur me realizimin e tanishëm të kësaj mase dhe efektet që kanë për qëllim ballafaqimin me ekonominë e zezë.

“Qytetarët këmbëngulin në lëshimin e llogarive fiskale për produktet që ata blejnë dhe për shërbimet që përdorin, ndërsa më shpesh në Drejtorin e të Ardhurave Publike, raportohen parregullsi në lëshimin ose mos lëshimin e llogarive fiskale”, thonë nga DAP.

Përkundër dyshimeve që dolën nga opinioni rreth sigurisë së aplikacionit nga DAP për të disatën herë tregojnë se qytetarët janë maksimalisht të mbrojtur.