Ish-kapiteni i Romës, Daniele De Rossi, ka thënë se nuk ka mundur t’i japë fund karrierës si futbollist pa luajtur për gjigantin argjentinas Boca Juniors.

De Rossi do t’i bashkohet Boca Juniors dhe do të nënshkruajë kontratë njëvjeçare, transmeton Gazeta Express.

35-vjeçari edhe në të kaluarën kishte folur me admirim për Bocan, për shkak të atmosferës së zjarrtë të tifozëve të tij dhe periudhës së Diego Maradonas në këtë klub.

“Nuk kam mundur t’i jap fund karrierës pa luajtur për Boca”, raportohet t’i ketë thënë De Rossi Nicolas Burdissos, trajnerit aktual të Bocas dhe ish-bashkëlojtarit të vet në Romë.

Për mesfushorin është përfolur se mund t’i bashkohet Fiorentinës në Serie A, por duket se ai tashmë ka vendosur për të ardhmen.

Loading...