Frenkie de Jong tashmë ka arritur në Barcelonë, ai do të prezantohet të premten në Camp Nou nga ora 19:00.

Frenkie de Jong do të zbresë në Camp Nou të premten me 5 korrik për herë të parë si lojtar i Barcelonës.

Barça ka njoftuar se prezantimi i 21-vjeçarit do të bëhet nga ora 19:00, derisa futbollisti tashmë ka arritur në Barcelonë.

“Jam i lumtur që më në fund gjendem këtu. Si fëmijë kam ëndërruar që të luaj për Barcelonën dhe tani jam këtu, jam i lumtur”.

“Më pëlqen se si luan Barcelona, filozofia e Ajaxit dhe Barcelonës janë të njëjta, kështu që mendoj se do ta shijoj”.

“Messi? Natyrisht se jam i lumtur që do ë luaj me Messin, Gjithmonë e kam përcjell, ndërsa tani do të jem shok ekipi me të. Nuk do të jetë idhulli im më sepse tani do të luaj me të”.

“Camp Nou? Jam duke ëndërruar që të eci në Camp Nou për herë të parë, do të jetë diçka speciale”, tha mes tjerash ai.