Dafina Zeqiri ka folur rreth lidhjes me Dj Geek.

Ka disa ditë që po flitet për një lidhje të mundshme mes Dafina Zeqirit dhe Dj Geek, por këto thashetheme i ka hedhur poshtë këngëtarja.

Në një prononcim për revistën Class artistja ka thënë: “Jo, nuk jam në lidhje me Dj Geek, kanë qarkulluar ashtu lajme se jam në lidhje edhe me Pëllumb Citakun i cili është djali i dajës. Kam pesë djem në ekip dhe jemi shumë të afërt, kuptohet si familje. Jemi bashkë pothuajse 24/7. Unë mbetem single dhe e vetmuar. U bë disa kohë që jam single dhe të them të drejtën, kurrë s’kam qenë më e lumtur”, përfundoi Dafina.