Dafina Zeqiri padyshim që është një nga këngëtaret me evolucionin më real në estradën shqiptare.

Duket sikur e gjithë karriera e saj është e lidhur me termin e inovacionit, përsa i përket muzikës që ka sjellë në treg dhe stilit të veçantë që ajo ka.

Ditën e djeshme këngëtarja ka suprizuar fansat duke publikuar bashkëpunimin e rradhës me reperin e njohur Lumi B.

Kënga titullohet “Lule Lule” dhe është një ripunim I këngës së vjetër arbëreshe “O lule lule”.

Fansat e kanë pritur këtë këngë padyshim shumë mirë dhe përmes një postimi në llogarinë e saj të Instagram-it, këngëtarja ka zbuluar për ne se kjo këngë i kushtohet nënës së saj me të cilën e ka kënduar për herë të parë në një moshë shumë të vogël.

“Lule Lule kënga jonë e parë që kemi kënduar bashkë një herë. 2 vjeç unë…të du mas shumti në botë! Ti ma ke dhuruar një talent që ma ka shpëtuar jetën , ashtu qysh na ke shpëtuar ti. ! Nënë dhe baba je shembull! Unë thjesht po e vazhdoj rrugën tënde që janë munduar të ta ndërpresin!”, shkruan Dafina në postim ndërkohë që më pas shton:

“Ah sikur ju ta dinit jetën time…koha do ta tregojë, kur të vij momenti do të flas. Por kjo grua, përtej faktit që është mamaja ime është një luftëtare! Është arsyeja se përse jam duke bërë këtë që po bëj të cilën ajo duhet të ndalonte së bëri për të luftuar për vajzat e saj!” ka shkruar këngëtarja.

Image