Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi ka reaguar në lidhje me moslejimin që Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin të hyjë në KosovëAi ka shkruar në Tëitter se personalisht e ka nënshkruar ndalesën për zyrtarët serbë të Ministrive të Mbrojtjes respektivisht të Brendshëm sa ishte Ministër i Punëve të Jashtme.“Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandër Vulin që njihet për gjuhën fyese dhe raciste kur iu drejtohet shqiptarëve është duke u ankuar që ai nuk po lejohet të hyjë në Kosovë. Të gjithë ministrat serbë të Mbrojtjes dhe të Brendshëm e kanë të ndaluar hyrjen në Kosovë. E di këtë, sepse unë e kam nënshkruar ndalesën”.

Selimi në Tëitter ka publikuar një dokument nga koha kur ishte Ministër i Punëve të Jashtme ka nënshkruar një vendim në vitin 2016, që iu ndalon hyrjen në Republikën e Kosovës, bartësve të funksioneve të ministrave/eve të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë përderisa nuk pranojnë ftesë zyrtare dhe individuale nga homologët e tyre në Republikën e Kosovës.

Loading...