Pasi që VMRO-DPMNE i paralajmëroi vërejtjet kyçe për propozim ligjin për Prokurorinë Publike, ekspertët juridik komentojmë se nuk ka shumë dallime me propozimin qeveritar. Analistët politik nga njëra anë presin që të provohen gjitha opsionet që ligji të sillet deri më 15 shtator, transmeton Zhurnal.

Disa dallime mes Qeverisë dhe VMRO-DPMNE-së për ligjin me të cilën do të zgjidhet ardhmëria e Prokurorisë Speciale Publike, sipas ekspertëve juridik nuk janë edhe aq të mëdha që realisht ta bllokojnë punën rreth sjelljes së ligjit. Sipas Margarita Caca Nikollovska nga Instituti për të drejtat e njeriut duhet të kihet parasysh që më herët në procesin e bisedimeve mes grupeve punuese të të dyja palëve ishte kërkuar dhe sa prej saj tani është inkorporuar në propozim ligjin që Qeveria e miratoi dhe dërgoi në procedurë kuvendore.

“Gjithçka tjetër mendoj se në një mënyrë paraqet disi problem organizues i cili mund të zgjidhet në mënyrë tjetër, ndërsa të mos stopohet sjellja e ligjit”, thotë Caca Nikollovska.

Përndryshe lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski javën e kaluar tregoi dallimet mes propozimit të tyre dhe atë që e publikoi Qeveria.

Cilat janë dallimet kyçe?

Vërejtja e parë e opozitës ishte për deklaratën e Zaevit se prokurorinë e re do ta udhëheqë Villma Ruskoska e cila momentalisht është në krye të prokurorisë për ndjekje të krimit të organizuar dhe korupsionit. Si propozim të tij, lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski e dha gjykatësin e shkarkuar Vlladimir Pançevski. Më tej VMRO-DPMNE kërkon që prokurorët e PSP-së të kthehen në prokuroritë amë, ndërsa qeveria propozon që ata të vazhdojnë të punojnë në prokurorinë e re.

Lidhur me lëndët që tanimë i udhëheqë PSP, Qeveria propozon të gjithë rastet të cilat janë para gjykatave, t’i vazhdon prokuroria e re, ndërsa VMRO-DPMNE kërkon që këto lëndë t’i merrë prokurori shtetëror publik dhe ti ndanë në përputhje me proceset aty ku ata vepra përkasin.

Qeveria propozon që PSP të integrohet me Prokurorinë e tanishme Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korupsionit dhe të quhet: “Prokurori publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korupsionit të lartë”.

VMRO-DPMNE nga njëra anë propozon që ajo të jetë repart i posaçëm në suaza të prokurorisë e cila do të quhet reparti për ndjekje të krimit të organizuar dhe korupsionit të lartë.

Opozita ka vërejtje edhe për propozimin për pavarësi finansiare të prokurorisë së re. VMRO-DPMNE kërkon që kjo pavarësi të jetë për gjithë prokurorinë shtetërore.