Neslihan Atagul dhe Kadir Dogulu ditën e djeshme kanë festuar 3 vite nga dasma e tyre dhe në këtë përvjetor kaq të rëndësishëm për ta nuk mund të mungonin dedikimet përkatëse.

Neslihan ka zgjedhur të publikojë disa foto krah bashkëshortit të saj me fjalët: “E dashuroj zemrën tënde, sytë e tu, fjalët e tua, jetën tënde”.

Ndërsa Kadir ka zgjedhur një mënyrë më të veçantë për të kujtuar përvjetorin e martesës. Ai ka realizuar një video me foto të bashkëshortes, ku aktorja shfaqet në momente nga më të veçantat, sigurisht të papublikuara më parë. Krahas saj ai shkruan: “3-sh i bukur. 33, 333, 3.333, 3.333.333”. Me këtë mënyrë të veçantë urimi, aktori ka lënë të kuptohet se është shumë i lumtur për këto tre vite të jetës së tij si i martuar dhe pret të kalojë edhe shumë tresha të tjerë.

View this post on Instagram

Nice 3 lere! 33, 333, 3.333, 3.333.333 ∞

A post shared by Kadir Doğulu (@kadirdogulu) on