Elvana Gjata ka ‘elektrizuar’ publikun me paraqitjen e saj në koncertin “Alba Festival” që u mbajt në Zurich para pak ditësh.

Me performancën e saj, Elvana mahniti publikun së bashku me Capital T.

Ajo publikoi një video në të cilën shihet se pas përfundimit të performacës publiku i ‘tërbuar’ kërkon kthimin e këngëtares në skenë për t’i kushtuar atyre edhe disa nga hitet e saj.

Elvana ua plotësoi dëshirën e fansave të saj, pasi pas disa sekondave ajo i kthehet skenës përsëri, për të memorizuar këtë natë në kujtesën e të pranishmëve.

Ditën e djeshme, Albi Nako ishte i ftuar në “Rudina” dhe rrëfeu se në Zvicër ku ishte i pranishëm në “Alba Festival”, diçka i bëri përshtypje më shumë se të tjerat:

“Ajo çfarë më bëri përshtypje në Zvicër ishte pritja e publikut për Elvanën, e kthyen tri herë. Pati një sukses të jashtëzakonshëm, prandaj qau Elvana atje”, – u shpreh balerini.

Image