Cardi B është detyruar të anulojë koncertin e saj në Indiana të martën mbrëma pasi është kërcënuar për jetën. Me anë të një postimi në ‘Twitter’, ‘club-i’ ku ajo do performonte ka anuluar koncertin në momentin e fundit. Fansat nuk e pritën aspak mirë këtë lajm dhe i gjithë inati u shpreh publikisht me postimet në media sociale, por vetëm pak orë më vonë departamenti i policisë vendase, ka zbuluar se një kërcënim serioz fshihej pas anulimit të koncertit.

Cardi B nuk ka reaguar ende për këtë çështje, por pritet të flasë në vazhdim. Ndërkohe nuk dihet asgjë për gjendjen e saj emocionale, apo përjetimin pas këtij momenti të vështirë.