Tajlan sheh Pelinin duke biseduar me Mehmetin dhe bëhet xheloz. Merve pret që të përhapet lajmi i vdekjes së Ojas. Pelin afrohet me Arzun dhe mëson se ajo ka akoma ndjenja për Mehmetin. Oja dhe Merve shkojnë në të njëjtin spital.

Oja dëgjon për herë të parë rrahjet e zemrës së bebes ndërsa Merve shkon tek Elif dhe sigurohet që Oja ka vdekur. Mehmet gëzohet kur mëson që Arzu e do akoma. Serhan i tregon Edipit që Merve ka ndryshuar shumë. Edip lavdëron zgjuarësinë e Merves.

Merve e ndalon Edipin të bisedojë me Serhanin duke pasur frikë që ai mund t’i shprehë ndjenjat që ka ndaj saj. Mikeshat mblidhen së bashku në mëngjes dhe vetëm Oja mungon. Pelin përpiqet të bindë Arzun të ndahet nga Enveri dhe të rikthehet me Mehmetin.

Mehmet përballet me Burxhun dhe ajo e siguron që do bëjë gjithçka që ata të kthehen. Mehmet shqetësohet për sigurinë e familjes së tij dhe interesohet për sistemin e alarmit në shtëpi. Ai shkon në shtëpi dhe kontrollon nëse gjithçka është në rregull.

Mehmetin e zë gjumi në dhomën e Ajazit. Burxhu futet sërish fshehtas në shtëpinë e Arzus dhe ndez sobën. Mehmet helmohet nga tymi i sobës ndërsa Burxhu nuk e di që ai ndodhet në shtëpi. Oja ankohet për Elifin dhe e heq nga puna. Arzu interesohet për Ojan dhe Merve nxehet me të.

Loading...