Mot i keq ka kapluar disa pjesë të Francës fundjavën e kaluar, ndërsa në disa vende ka rënë breshër me madhësi të një topi të tenisit.

“Meteo France” fundjavën e kaluar ka publikuar “paralajmërim të vedhë” përshkak të motit të keq që shkaktoi shumë dëme materiale, ndërsa në rrjetet sociale janë publikuar edhe foto/videot e para ku mund të vërehet se bëhet fjalë për mot shumë të keq.

Mirëpo një video ishte veçuar nga të gjitha e cila fillimisht u publikua në rrjetin social Twitter e më pastaj u bë virale duke u shpërndarë gjithandej, në video shihet një njeri i cili ka mbuluar kokën me një kuti letre duke u munudar të shpëtojë makinën nga breshëri i madh. Siç kanë njoftuar mediet franceze nuk ka pasur lëndime në njerëz.