Një lopë e cila kishte rënë në një bunar të thellë ka bërë që të intervenojnë zjarrfikësit për ta shpëtuar.

Ekipi i zjarrfikësve në Gjilan ka intervenuar për të shpëtuar lopën e cila kishte rënë në një bunar në fshatin Bresalc.

Siç shihet në këto pamje të publikuara, zjarrfikësit me ndihmën e disa mjeteve, e nxjerrin atë nga gropa.