Barcelona nuk do ta ketë aspak të lehtë ta transferojë Neymarin këtë verë, pasi Paris Saint-Germaini e vlerëson brazilianin mbi 222 milionë euro.

Kampioni i Ligë 1 synon t’i rifitojë paratë që i shpenzoi për ta blerë superyllin Neymar para dy sezoneve dhe nuk është i interesuar në asnjë marrëveshje e cila përfshirë lojtarë, si Philippe Coutinho apo Ousmane Dembele, transmeton Gazeta Express.

Trajneri i PSG-së Thomas Tuchel është në kërkim të një mesfushori mbrojtës dhe sipas gazetës spanjolle Marca, Casemiro i Real Madridit është prioritet i gjermanit.

Megjithatë, Barcelona mund t’ia ofrojë PSG-së Ivan Rakiticin plus para për Neymarin.

Me Antoine Griezmann buzë kalimit në Camp Nou, Barça nuk ka muskuj financiar për t’i plotësuar kërkesat e PSG-së, derisa Real Madridi nuk është më i interesuar në Neymarin

Loading...