Adoloshenjta 17 vjeçare së shpejti do të bëhet nënë, por ajo është braktisur nga i dashuri. Tashmë babai i saj i pa punë i ka shkruar psikologes dhe ka kërkuar këshillë nga ajo se si të zgjidhin situatën.

Në letrën e shkruar nga babai ndër të tjera thuhet: vajza ime 17 vjeçare së shpejti do të bëhet nënë dhe duhet të largohet nga banesa ku është duke qëndruar aktualisht së bashku me nënën dhe vëllain e saj të vogël për shkak të hapësirës së pamjaftueshme. Unë jam i divorcuar nga me nënën e saj por kam kontakt me vajzën time.

I dashuri i vajzës e ishte nxjerrë jashtë kur kjo i kishte treguar për shtatzaninë ndërsa tashmë është vonë për abort. Vajza nuk ka se ku të shkojë ndersa unë jam i papunë dhe nuk kam vend për te.

Nuk kishte vonuar shumë dhe psikologia Deidre i kishte kthyer përgjgjje, ku ndër të tjera kishte shkruar: thuaj vajzës të marrë informacione për përkrahjen e grave që përjetojnë situate të ndryshme në shtatzani, si lindja dhe mëmësia në moshë të re, përfshirë faktin e të qenit e pastrehë. Ajo ka nevojë për mbështetjen tuaj, kështu që qëndro pranë saj.

Loading...