Loredana prej më shumë se 1 muaji po përballet me një çështje ligjore kundrejt saj, e cila mund të ketë pasoja të rënda për të. Reperja akuzohet se ka zhvatur dhe mashtruar një çift zvicerian duke i marrë shuma të mëdha parash.

Prokuroria e Luzernit vazhdon hetimet për këtë çështje dhe së fundmi morën një masë duke bllokuar llogaritë e saj bankare.  Mirëpo Loredana do t’i shkojë deri në fund çështjes dhe paska marrë një vendim shumë të rëndësishëm.

Mediat kosovare shkruajnë se Loredana ka ndryshuar avokatin e çështjes dhe momentalisht ka zgjedhur Thomas Fingerhuth për të vazhduar me hetimet. Këtë vendim Loredana e ka marrë pasi dëshiron që avokati i çështjes së saj të mos ketë shumë lidhje të afërta me prokurorinë.

Image

Loading...