Nga marrëveshja që do të arrihet apo nuk do të arrihet në takimin e liderëve të cilën kryeministri Zoran Zaev e caktoi për të premten, varet nga zgjedhja e pasuesit të Katica Janevës, përcjellë Zhurnal.

Edhe LSDM edhe VMRO-DPMNE thonë se së pari duhet të sillet ligj i ri e më pas të emërohet njeriu i parë i PSP-së. Sjelljae ligjit megjithatë ka ngecur sepse LSDM dhe VMRO-DPMNE nuk mund të meren vesh për atë se cili duhet të jetë fati i lëndëve që janë hapur pas atyre 18 muajve që parashihte ligji për hapjen e hetimeve.

Ngelja e Janevës në funksion si i pari i PSP-së vështirësohet pas dorëheqjes së djeshme nga vet prokurorja, e një orë më vonë, Prokuroria për ndjekje të krimit të organizuar publikoi hetim sipas të cilës Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13 dhe Zoran Milevski kanë reketuar biznesmen të njohur, duke u premtuar se nëse u jep para, do të lehtësojnë procedurën kundër tij nga PSP. Në opinion me të madhe po spekulohet se pikërisht Janeva është prokurorja me të cilën Jovanovski ka qenë i lidhur.

Sot nga Prokuroria Publike thonë se nuk mund të vërtetojnë nëse Janeva është prokurori që përmendet në rastin, por thonë se pikërisht telefoni i saj është marë që të kontrollohen kontaktet me Jovanovskin. Në pyetjen nëse është e mundur hetimi të zgjerohet me prokurorë tjerë, nga PTHP thonë se kjo varet çfarë do të tregojnë dëshmitë që do të mblidhen, përcjellë Zhurnal.

Nga LSDM thonë se presin që të premten në takimin e liderëve të dakordohen për hapat e mëtutjeshme për PSP-në.

NGa ana tjetër nga VMRO-DPMNE thonë se ende nuk kanë vendosur nëse do të shkojnë takimin e liderëve, ndërsa sa i përket tëardhmes së PSP-së potencojnë se po përgadisin ligj të ri për PSP-në me të cilën do të ketë zgjidhje edhe për zgjedhjen e Prokurorit të ri Special Publik.

Opozita pret që për punën e përgjithshme të PSP-së të bëhet një hetim të detajizuar.

Sipas Ligjit aktual të PSP-së, njeriu i parë i këtij institucioni zgjidhet nga Këshilli i Prokurorëve Publik me propozim të Kuvendit. Kuvendi e voton me dy të tretat e votave me marrëveshje të katër partive më të mëdha politike. Nëse edhe në ligjin e ri do të ngelet mënyra e njejtë e zgjedhjes, deri tani nuk dihet.