Ylli i shoubizit me të dashur të ri?

Jennifer Aniston pas ndarjes nga Justin Theroux, ka qëndruar e vetme si një grua beqare, shkruan Yahoo.

Por së fundmi aktorja 50-vjeçare ka ngritur dyshimet për një lidhje të re, pasi është fotografuar në prani të mashkulli misterioz. Është mësuar se mbrëmjen e djeshme ajo ka darkuar me disa miq të saj dhe pasi është ndarë me ta është parë duke u përqafuar me burrin në fjalë.

Në fotot e publikuara ai shihej duke përqafuar Aniston, ndërkohë që aktorja i dhuronte një puthje në faqe.

Ende nuk dihet se kush mund të jetë ky person, por duket se mes tij dhe Jennifer ka një lidhje të ngushtë.