Mbrëmë rreth orës 23 e 30 minuta, në rrugën ,,Kiro Ristevski,, në Tetovë, është privuar nga liria 39-vjeçari E.I, nga Tetova.

Gjatë kontrollit të kryer, tek ai është gjetur heroinë.  Punohet në zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rastit, me çrast kundër personit E.I, do të pasojnë edhe parashtresa adekuate.