Autoritetet turke kanë dhënë urdhër për arrestimin e 122 personave, pjestarë të ushtrisë për të cilët ekzistojnë dyshime se kanë qenë pjesë e organizimeve të puçit shtetëror tri vjet më herët.

Autoritetet turke kanë arrestuar 122 ushtarakë përshkak të dyshimeve të lidhjes së tyre me krelikun e famshëm Fetullah Gylen i cili edhe tutje vazhdon të përndiqet nga shteti turk, dhe po vazhdn të qëndrojë në SHBA.

Autoritetet e Ankarasë vlerësojnë se Fetullah Gylen është organizatori kryesor i tentim puçit siç e quajnë ata të dështuar kundër Presidentit aktual turk Rexhep Taip Erdogan në verën e vitit 2016.

Vlerësohet se deri tani prapa grilave jnaë futur mbi 77 mijë persona, derisa njëkohësisht mbi 150 mijë të punësuar në shërbimet e shtetit, si ushtria, janë pushuar nga puna.

Nj[ numër i madh i të arrestuarve të cilët janë burgosur edhe më tej presin fillimin e gjykimit të tyre, ndërsa numri i tyre sa shkon e rritet.

Arrestimet aktuale janë duke ndodhur në Stamboll dhe Izmir, mirëpo edhe në disa provinca të Turqisë./Alsat