Sfilata e ‘Victoria’s Secret’ është një ndër eventet e modës më të pritura dhe të pëlqyera. Por duket se këtë vit kjo sfilatë nuk do të zhvillohet dhe këtë e ka bërë të ditur një nga modelet protagonist.

Modelja Shanina Shaik është shprehur gjatë një interviste për DailyMail, se sfilata nuk do të këtë vit.

“Fatkeqësisht, shfaqja këtë vit nuk do të bëhet. Është pak e vështirë për mua, pasi në këtë periudhë çdo vit kam qenë duke u trajnuar si engjëll. Jam e sigurt që do gjejnë një mënyrë ta vazhdojnë shfaqjen. Është më e bukura në botë”, -është shprehur Shaik.

Ajo ka qenë pjesë e “Victoria’s Secret Shoë” që në shfaqjen e vitit 2011, 2012, 2014, 2015 dhe 2018. Më herët ‘Neë York Times’, ka shkruar se diçka e tillë ka ndodhur për shkak të uljeve të shikueshmërisë.