Aktakuzën për kurdisjen e lëndëve gjyqësore kundër gjykatësit Vlladimir Pançevski tashmë e kanë edhe në Këshillin Gjyqësor.

Nuk ka ndonjë informatë të hollësishme se kur dhe si do veprojë Këshilli, por ish kreu i Gjykatës Penale mund të ballafaqohet me pezullim.

Kundër Pançevskit zhvillohet edhe proces për veprim joprofesional, ndërsa lënda për të do të plotësohet me aktakuzën e re.

Ai akuzohet se e ka manipuluar sistemin elektronik AKMIS dhe ka ndarë lëndë në dorë tej gjykatës që ka vlerësuar se janë të besueshëm.