Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e sotme në aksin rrugor Tiranë-Vorë, ku një furgon mallrash pasi ka humbur kontrollin është përplasur me një bordurë.

Si e pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën pasagjerja dhe ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i furgonit të mallrave.

Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur menjëherë hetimin rreth rrethanave të përplasjes.

Tiranë/Informacion paraprak

Në rrugën dytesore Vorë-Tiranë një furgon që shërbente për transport mallrash me drejtues shtetasin A.K.,rreth 28 vjeç ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë pasagjerja e mjetit e cila prej dëmtimeve të rënda të shkaktuara nuk është identifikuar, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në SQU nën kujdesin mjeksor në gjëndje kritike për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.