Transferimi i Matthijs de Ligt te Juventusi është afër të kompletohet, thotë drejtori i Ajaxit, Marc Overmars.

Raportohet se kampioni i Serie A do të paguajë deri në 66 milionë euro plus bonuse për 19-vjeçarin, që u kërkua edhe nga Barcelona.

Ajaxi konfirmoi të shtunën se De Ligt nuk ka udhëtuar me skuadrën për parasezon në Austri dhe tani Overmars beson se transferimi është pothuajse punë e kryer.

“Fundi i transferimit të De Ligt është afër”, tha Overmars.

“Jemi duke pritur garanci nga banka sepse jemi shumë strikt me këtë te Ajaxi. Shpresojmë që gjërat të përparojnë, por mendoj se s’do të ketë pengesa të mëtejshme, ata janë italian”.

Mediat italiane raportojnë se De Ligt mund t’i kryejë të martën testet mjekësore dhe të kompletojë transferimin te “Zonja e Vjetër”.

Ai pritet të nënshkruajë kontratë 5-vjeçare dhe do të fitojë 9 milionë euro në sezon, plus bonuse

Loading...
Global