Ushtria e Afrikës së Jugut ka dërguar një batalion të saj në qytetin e Kejp Toun pas një serie të vrasjeve dhe dhunës së shkaktuar nga bandat kriminale.

Policia e këtij qyteti kishte kërkuar ndihmë nga shteti që të mund të vinte situatën nën kontroll. Ministri i Mbrojtjes Bheki Cele përshkroi gjendjen në këtë qytet si atë në një “zonë lufte”.

3963 vrasje kanë ndodhur në këtë qytet prej fillimit të vitit. Ushtarët janë përdorur edhe në misione të njëjta në qytete tjera të këtij shteti.

“Skenat e përsëritura të trupave të vdekur nëpër rrugë janë të papërballueshme”, ka thënë ministri i mbrojtes.

“Nëse nuk përmirësohet gjendja kërkoj nga të gjithë komandantët e policisë që të dorëzojnë uniformat e tyre”

Vitin e kaluar mbi 20 mijë njerëz ishin vrarë në Afrikë të Jugut. Mesatarja 57 brenda një dite.

Loading...