Në gishta mund të numërohen ndërtimet pa leje të tipit të shpitëve, objekteve hotelierike ose hoteleve në rripin e mbrojtur në Ohër.

Sipas kryetarit të komunës, pjesa më e madhe e tyre janë garazhe, gardhe ose disa shkallë shtesë, thotë ministri pa resor Edmond Ademi në një intervistë për REL në gjuhën maqedonase, transmeton Portalb.mk.

“Prej majit të vitit 2019-të Ohri ka kryetar të ri të komunës dhe ai në afat prej një muaji, në pajtueshmëri me dokumentet që i ka në komunë, në pajtueshmëri me obligimet, ka bërë regjistrim të ndërtimeve pa leje, për gjendjen momentale.

Ai e ka prezantuar shumë hapur, me numra, aq sa janë të gjitha tani, sa janë në rripin e mbrojtur, atje janë 409. Tha se pjesa më e madhe prej atyre 409 ndërtimeve, nuk janë ndërtime të forta, në kuptimin shtëpi, hotele, por janë garazhe, gardhe, apo shkallë shtesë.

Ashtu siç ka thënë kryetari, mund ta citoj, në gishta prej dy duarve mund të numërohen ndërtimet e tipit të shtëpisë dhe objekteve hotelierike ose hotele të cilat janë ndërtuar në atë rrip. Unë plotësisht besoj në kryetarin dhe në ato numra që i ka prezantuar, atë regjistër nuk e ka bërë qeveria, apo unë, por e ka bërë komuna dhe kryetari, ato janë ato numrat”, thotë Ademi.

Ndryshe, Komuna e Ohrit pret vendim politik nga qeveria qendrore për të filluar prishjen e ndërtimeve të paligjshme, që është një nga rekomandimet e UNESKO-s që rajoni të mos vendoset në listën e vendeve të rrezikuara të trashëgimisë botërore. Kryetari Konstantin Georgieski thotë që edhe nëse dëshiron Ohrit, nuk mund të përballen vetëm me këtë problem dhe u ankua se komuna ka vetëm një inspektor ndërtimi dhe një milion e gjysmë denarë për heqjen e objekteve të paligjshme, prandaj ka kërkuar ndihmë nga shteti.

Ndërtimet ilegale e rrezikojnë statusin e Ohrit si qytet i mbrojtur nga UNESCO

Kryetari i Ohrit Georgieski në sesionin e UNESKO-s në Baku shkoi me listë prej 1.076 ndërtimeve të paligjshme

Rrënimi i ndërtimeve të paligjshme është një nga 19 rekomandimet e UNESKO-s, kurse Komuna e Ohrit ka hartuar një regjistër me 409 ndërtesa të ndërtuara pa leje, por Georgieski tha se nga ky numër, sipas tij, vetëm nja dhjetë ndërtesa të mëdha duhet të rrënohen, ndërsa një pjesë e madhe e ndërtimeve tjera janë shkallë, gardhe dhe të ngjashme.

“UNESKO na kërkon të bëjmë një vlerësim të ndikimit mbi mjedisin të objekteve që janë në zonën e mbrojtur dhe t’i heqim ato. Mendoj se objekte të tilla s’ka më shumë dhjetë. Kur flasim për objekte, të mëdha”, tha Georgeski.