“Kultivuesit e çajit janë rikthyer nga fushat dhe të gjithë janë në lot”, thotë Festus Mugambi Mimuga, kultivues i çajit.

Duke parë fermën e tij nga ultësirat malore të Kenias, rreth 2 mijë metra lartësi, për këtë vend mund të thuhet se është kapur nga thatësirat.

Shirat e gjatë në vend, në një periudhë 10-javore nga marsi deri në maj, ishin gjashtë javë me vonesë. Lumenjtë janë të cekët dhe toka është tejët e vështirë për të mbjellë të korrat.

“Ne po shqetësohemi për ndryshimet klimatike”, tha Mimuga.

“Ka një rënie të madhe,” thotë Simon Hotchkin, kreu i qëndrueshmërisë në Taylors of Harrogate, i cili blen gjethe nga kjo pjesë e Kenisë për përzierjen e saj në Yorkshire. Modelimi i fundit i ndryshimit të klimës tregon se stinët tradicionale me shi mund të bëhen më të paparashikueshme, më sporadike dhe më të rralla deri në vitin 2030.

“Zonat ku çaji aktualisht është i përshtatshëm për t’u rritur, po bëhen shumë më pak të përshtatshme për në të ardhmen,” shpjegon ai.

“Nëse ndryshimet klimatike vazhdojnë në këtë mënyrë, çaji është përfundimisht në rrezik”, potencoi tutje ai.

Në fillim të këtij viti, në maj, ekspertët parashikuan që korrjet mund të jenë deri në 12 përqind më të vogla për shkak të dëmtimit të shkaktuar nga thatësirat kundrejt të korrave.