Këngëtari i njohur Robert Berisha së fundmi ka hedhur në tregun muzikor këngën e tij më të re ‘S’të njoh më’.

Kënga është pritur mire nga publiku duke marrë me qindra klikime.

Por kjo këngë e Robertit është përkthyer si një mesazh drejtuar gruas së tij Nora Istrefi nga fansat e tij.

Për të folur në lidhje me këtë thashethem dhe për projekte të tjera të tij Robert Berisha ishte i thirrur në emsionin e mëngjësit ‘Wake up’.

Roberti tha se kënga e tij më e fundit” S’të njoh më” nuk i është dedikuar asnjë njeriu, aq më tepër bashkëshortes së tij, Norës.

“Ne këngëtarët e muzikës popullore nuk i shkruajmë këngët për vete. Asnjë këngë deri tani nuk ia kam kushtuar vetes apo dikujt”.

Kur moderatorja i tha që ai e njeh Norën shumë mirë dhe s’ka kështu deklaratash për të, Roberti u shpreh:

“Çfarë do që të ndodhë, Nora do mbetet nëna e vajzës sime dhe do e njoh gjithë jetën. S’besoj që do nxjerr ndonjë këngë të tillë”, u shpreh këngëtari.