Një grua 58 vjeçare që ka marrë pjesë në fushata modelingu për disa nga markat më të mëdha të Britanisë së Madhe në Mbretërinë e Bashkuar, ka zbuluar se pothuajse i humbi të gjitha mundësitë, sepse mendonte se dikush po tallej me të me ofertat e vazhdueshme të punësimit që merrte si modele.

Evon Brennan, 58 vjeç, nga Londra , ka zbuluar se ajo ishte gati të fshinte çdo mesazh që kishte marrë dhe u përpoq të shmangte mesazhet dhe telefonatat nga një kompani modelingu që e kishte parë atë në Instagram

“Mendova se ishte një mashtrim. Kurrë nuk e kam marrë seriozisht modelingun”, ka thënë ajo.

Sot ajo është pjesë e shumë fushatave të rëndësishme të modelingut në Britani dhe portreti i saj shfaqet në shumë vende.