Klubi japonez Yokohama është duke iu besuar futbollistëve me përvojë të madhe, pasi e ka krijuar sulmin më të vjetër në moshë në futboll pa dyshim.

Në moshën 41-vjeçare, ish mesfushori atakues i Celtic, Shunsuke Nakamura – i cili debutoi si profesionist në vitin 1997 – i është bashkuar klubit nga J2 League, transmeton Gazeta Express.

Por ai nuk është madje as lojtari më i vjetër në klub.

Më i vjetri te Yokohama është sulmuesi Kazuyoshi Miura, i cili është 52-vjeçar. Ai nënshkroi kontratë me klubin në janar të këtij viti.

Miura, i cili i bëri dy paraqitje këtë sezon, debutoi në futboll në vitin 1986.

Loading...
Global