Paketa e bukurisë në kushte shtëpie” me bazë kripën, përbëhet nga 4 hapa:

Hapi i parë: eksfolimi

Filloni me një pastrim për të eliminuar qelizat e vdekura të lëkurës dhe për të stimuluar mikroqarkullimin. Për të përgatitur masën që do të përdorim, marrim: një gjysmë gotë me kripë, 1 lugë gjelle argjilë të gjelbër, 2 lugë vaj ulliri dhe 6 pika vaj esencial të qiparisit. I përziejmë dhe masën e përgatitur e vendosim mbi lëkurë të lagur dhe e masazhojmë lëkurën butë për disa minuta. Për një efekt sa më të madh, pjesën më problematike dhe me celulit e mbështjellim me qese kuzhine për rreth 10 minuta. Më pas, e heqim masën me një sfungjer të lagur dhe kështu lëkura çlirohet nga të gjitha toksinat, ajroset dhe nxitet mikroqarkullimi.

Hapi i dytë: kompresa

Kripa çliron qelizat nga toksinat. Për të bërë kompresa me ujë të kripur, marrim disa copa të vogla prej pambuku dhe i fusim në një tretësirë uji me kripë në raportin: për çdo litër ujë, tresim 20 gramë kripë integrale deti. I mbajmë rreth 10 minuta dhe më pas i shpëlajmë me ujë të bollshëm.

Hapi i tretë: banja qetësuese

Mbushni vaskën me ujë të ngrohtë, tresni në të një filxhan me kripë nga Deti i Vdekur dhe zhytuni për rreth 15 minuta. Kjo lloj kripe, ndryshe nga ajo klasikja, falë përqendrimit të magnezit dhe potasit, ndihmon për një shfryrje të efektshme të këmbëve dhe luan rol antiinflamator, duke i dhuruar trupit një ndjesi të këndshme freskie. Kripa e Detit të Vdekur nuk ndihmon vetëm për të pastruar organizmin, por edhe lufton me efikasitet mbajtjen e ujërave dhe edemat e celulitit. Pasi keni bërë tre hapat me kripë, tashmë jeni gati për fazën e hidratimit.

Hapi i katërt: hidratim dhe masazh

Përgatisni një vaj trupi hidratues dhe ushqyes duke përzier 2 lugë gjelle me vaj bajame, 1 pikë vaj esencial qiparisi dhe 1 pikë vaj dëllinje. Aplikojeni mbi trup me lëvizje rrethore për rreth 10 minuta. Ja tek u bë! Në fund të trajtimit me paketën e bukurisë në kushtet e shtëpisë, nuk do të ndiheni vetëm më të qetësuar, por edhe më të lehtë e më të lumtur, sepse kripa, falë aftësive të saj për të jonizuar ajrin, ndihmon edhe në përmirësimin e humorit!

Loading...