I dyshuari i dytë Zoran Mileski ka marrë 30 ditë paraburgim dhe tashmë është në burgun e Shutkës, ndërsa i dyshuari Bojan Jovanovski është ende në gjykatë.

Gjykatësi i procedurës paraprake i ka shqiptuar 30 ditë paraburgim Zoran Milevskit i njohur si Kiçeec. Siç u soll ashtu edhe u nxorr nga gjykata me një përcjellje policore.

Për momentin i dyshuari Bojan Jovanovski i njohur si Boki 13 është ende në gjykatë.

Prokuroria po kërkon gjithashtu paraburgim edhe për Bokin 13.

Sonte, policia ka kryer bastiste në shtëpinë familjare dhe në zyrën e Jovanovskit në 1tv.

Policia gjiashtu ka kryer bastisje edhe tek shefja e prokurorisë speciale Katica Janeva dhe iu është konfiskuar telefoni celular, dhe poashtu është bastisur edhe shtëpia e prokurore Lila Stefanova e cila udhëheq me lëndën “Impreia”./TS