Një vajze e re ka gjetur vdekjen pas një operacioni të zhvilluar në klinike në hundë.

Maria Chiara Mete, 21 vjeç vdiq pas një ndërhyrje që kishte bërë në klinikën private Casa del Sole në Itali.

Vajza e re fillimisht kaloi ne gjendje kome pasi mjeket kishin mbyllur ndërhyrjen për rimodelimin e hundës dhe me tej humbi jeten.

Komplikacionet nisen në kliniken ku ajok bëri ndërhyrjen por me pas u dërgua me urgjencë në spitalin e Latinas.

Pavarësisht urgjencës, vajza 21 vjecare nuk mundi ti shpëtojë vdekjes.

Ka dyshime se organizmi i vajzës reagoi keq nga barnat që mori gjatë dhe pas operacionit në hundë.

Megjithatë priten rezultatet e autopsisë për të dalë me një variant zyrtar mbi vdekjen e 21 vjecares Maria Chiara Mete.