Herrera edhe zyrtarisht është lojtar i Paris Saint Germain. Ai ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me PSG-në, deri në qershor të vitit 2024 dhe do të fitojë 18 milionë funte në sezon.

Paris Saint Germain ka njoftuar për transferimin e mesfushorit spanjoll, Anderr Herrera si lojtar i lirë, pasi më 30 qershor i skadoi kontrata me Manchester Unitedin, transmeton Gazeta Express.

Sipas asaj që raporton GOAL, Herrera refuzoi rinovimin me “Djajtë e Kuq” për shkak të milionave që i ofroi Parisi. Herrera do të fitojë 350,000 mijë funte në javë, 18 milionë funte në sezon (20 milionë euro).

Ai do ta veshë edhe te PSG-ja fanellën me numrin 21. Me fanellën e “Djajve të Kuq”, Herrera bëri 189 paraqitje (20 gola, 27 asiste) dhe ka fituar disa trofe, veçuar UEFA Europa Leaguen (2017), ku u zgjodh lojtari i finales.