Ki-Jana Hoever ka nënshkruar kontratë të re afatgjate me Liverpoolin.
Mbrojtësi 17-vjeçar ia ka përkushtuar të ardhmen të kuqve duke nënshkruar kontratën e parë profesionale në karrierën e tij,
Hoever foli për ambiciet që i ka për të korrur sukses në Anfield dhe tregoi sesa i lumtur është që nënshkroi kontratën e parë me Liverpoolin.
“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar me Liverpoolin. Më duhet të jem realist. Shpresoj se këtë vit do t’ia dalë të luajë disa minuta për ekipin e parë, por edhe se mbase do të luaj më shumë lojë për ekipin U23”, tha Hoever.
“Do të stërvit zellshëm me ekipin e parë dhe do t’iu tregoj atyre se çfarë mund të bëj. Nëse më vjen ndonjë rast, do të jem i gatshëm”, shtoi ai.