Neymar Junior theu rekord historik duke u transferuar në vitin 2017 nga Barcelona te PSG-ja për 222 milionë euro.

Në po atë vit, Parisi e bleu shumë shtrenjtë edhe Kylian Mbappen, duke e shëndërruar në futbollistin e dytë më të shtrenjtë në histori.

20-vjeçari kaloi nga Monaco te PSG-ja për 145 milionë euro plus 35 bonuse, në total 180 milionë euro.

Që nga ajo kohë, çmimet e futbollistëve kanë fluturuar dhe Barcelona është ajo që vazhdoi rrugën e PSG-së, duke blerë Ousmane Dembelen për 105 milionë euro plus 40 bonuse di dhe Philippe Coutinhon nga Liverpooli për 120 milionë euro plus 40 bonuse, në total 160 milionë.

Këtë afat kalimtar, Joao Felix është transferuar te Atletico Madridi për 126 milionë euro, derisa Eden Hazard te Real Madridi për 100 milionë plus 40 të tjera varësisht prej paraqitjeve dhe arritjeve me klubin e ri.

Në mesin e më të shtrenjtëve në histori është edhe Paul Pogba, që u transferua në “Old Trafford” në vitin 2016 nga Juventusi për 105 milionë euro, raporton Goal, transmeton