Ka kaluar plot një vit nga koha kur djali i Eva Longorias erdhi në jetë. I vogli Santiago rritet çdo ditë, ndërsa aktorja e njohur ka rrëfyer për herë të parë vështirësitë e saj si një nënë në moshën 44-vjeçare për ‘Us Weekly’.

Për bukuroshen e ekranit gjëja më e vështirë e të qenurit prind për këta muaj ishte fakti që nuk flinte dot gjatë muajve të ushqimit me gji.

“Zgjohesha çdo 2 ose 3 orë dhe ishte shumë e lodhshme, por edhe shpërblyese në mënyrën e saj”, shprehet Eva.

Aktorja e “Shtëpiake të dëshpëruara” dhe bashkëshorti i saj Jose Baston janë më të lumtur se kurrë për këtë periudhë. I vogli siç vetë Longoria ka zbuluar, ka nisur të qëndrojë në këmbë dhe ka nisur të thotë fjalët e para.