Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev sot u gjunjëzu para Ali Ahmetit. Edhe pse ai gjatë gjithë kohës ka thënë se do të ndërrojë kabinetin qeveritar edhe atë ministrat e BDI-së nuk arriti ta bëjë këtë ndryshim. BDI me vendim të Ali Ahmetit e kanë larguar  vetëm Hazbi Lika të tjerët nuk janë prekur.

Ndryshe sot kryeministri Zaev nga Valandova ndryshoi vetëm 6 ministri edhe atë:

Ministër i ri i bujqësisë Trajan Dimovski, në vend të Lupço Nikollovskit

Ministër i mjedisit jetësorë dhe planifikimit hapësinorë Naser Nuredini, në vend të Sadulla Durakut

Ministër i kulturës Hysni Ismaili, në vend të Asaf Ademit

Ministër i vetëqeverisjes lokale Goran Milevski, në vend të Suhejl Fazliut

Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive Sadulla Duraku

Për një kohë të caktuar kryeministri Zoran Zaev do të udhëheqë personalisht me Ministrinë e Financave pas shkarkimit të Dragan Tevdovski.

Zaev tha se gjatë ditë së sotme do të dorëzojë në Parlament listën me emrat e ri dhe se pret që e njëjta të futet si pikë e rendit të ditës javën e ardhshme.

Pas ndryshimeve të formacionit qeveritar, Zaev ka paralajmëruar edhe ndryshime të zëvendësministrave, sekretarëve shtetërorë, drejtorëve të ndërmarjeve publike dhe të tjera, ku ka nevojë për ndryshime./TS/

 

Loading...
Global