Kryeministri Zoran Zaev në vigjilje të samitit të Këshillit Evropian që duhet të mbahet në fund të qershorit në Bruksel, në të cilën duhet të konfirmohet data për negociatat inkuadruese të vendit tonë me BE-në, sot shkon për vizitë në Gjermani ku pret porosi pozitive nga kancelarja Angela Merkel në lidhje me marrjen e datës për negociata.

“Të enjten pres porosi pozitive nga kancelarja Merkel me agjenda të përpikta dhe detaje sepse të gjitha vendet nuk kanë kurrfarë dilema as ndonjë argument kundër datës për Maqedoninë e Veriut për fillim të negociatave me BE-në. Vetëm duhet ta dimë se kur do të sillen vendimet konkrete. Kryemiistri Babish do të na ndihmojë në Këshillin Evropian, do ta hap debatin, besoj se kryesimi rumun do të na vendosë në rend të ditës së bashku me kryetarin Tusk sepse çdo porosi pozitive është motivuese për ne të vazhdojmë më tutje”, potencoi Zaev dje në pres konferencën e përbashkët me homologun e tij çek i cili qëndron për vizitë zyrtare në vend.

Ai theksoi se vendimet politike në vend për atë nëse do të ketë rikonstruim të Qeverisë ose zgjedhje të parakohshme do të varen pikërisht nga vendimi i Këshillit Evropian, si dhe nga porositë dhe komunikimi i qartë për hapat e ardhshëm të cilat do t’ia transmetojë kancelarja Merkel në takimin që duhet të mbahet të enjten. Jam i bindur se vendi do të marrë datë për negociata. “Nuk ka dilema se do të marrim datë për negociata, e rëndësishme është ajo të bëhet më herët. E rëndësishme është ta dijë BE-ja se ajo për ne është atraktive sepse gjithmonë ka treguar urtësi t’i bëjë reformat brenda, por edhe ta mbajë procesin e hapur për tërheqje të vendeve të reja kandidate për anëtarësim në BE de besoj se ajo do të ndodh. Ky motivim nga BE-ja për ne është i rëndësishëm për të vazhduar më tutje, tha Zaev në pyetjen e gazetarëve nëse ka marrë vendim dhe për cilën nga tre opsionet e mundshme (rikonstruim i Qeverisë, zgjedhje të parakohshme parlamentare, kthim të mandatit) ka vendosur, ndërsa të cilat ai paraprakisht i paralajmëroi në rast të mos marrim datë për negociata.

Ai tha se pas takimit të së enjtes me Merkelin, sipas të gjitha gjasave, fundjavën e ardhshme, do të pasojë mbledhja e këshillit qendror të LSDM, se janë vazhdimisht në koordinim me partnerët e koalicionit dhe varësisht nga vendimi i shumicës parlamentare dhe nëse ai do të mbahet, ashtu do t’i sjellin vendimet.

“Jemi transparentë deri në fund. Besoj se muaji qershor do t’i rrumbullakësojë të gjitha këto vendime politike brenda sepse gjithçka që punojmë është për shkak të integrimeve në BE dhe në NATO, që na ndikon komplet pozitivisht në proceset ekonomike dhe reformat”, tha Zaev.

Grupi i punës i kryeministrit Zaev është në ftesë të Odës ekonomike të RF të Gjermanisë për Evropën lindore. Sipas paralajmërimeve të pres-shërbimit qeveritar, Zaev do ta udhëheq delegacionin në pritjen vjetore të Odës ekonomike të Gjermanisë për Evropën lindore në të cilën do të mbajë fjalim.

Komisioni Evropian në raportet për përparimin e vendeve-kandidate që i publikoi më 29 maj, u rekomandoi vendeve anëtare t’i fillojnë negociatat për anëtarësim në BE me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejtë.

Kryeministri Zaev sërish vlerësoi se ky raport i cili përmban 10-të rekomandime me radhë për fillim të negociatave inkuadruese me BE-në është më pozitiv deri tani, konfirmon se i plotësuam të gjitha detyrat tona dhe se tërësisht jemi të gatshëm për fillim të negociatave.

Loading...