Policia në Republikën Dominikane besojnë që ish ylli i ekipit të bejzbollit, David ‘’Big Papi’’ Ortiz u qëllua ka dy policë që ishin paguar nga një bos i drogës. Bosi mendonte se ai kishte një aferë me gruan e tij.

Ortiz është në spital në gjendje stabile.

Emri i bosit të drogës nuk është zbuluar për publikun e gjerë.

Gjithsesi përfaqësuesit e Ortiz janë munduar të fshehin faktin se kjo ka lidhje me gruan e bosit të drogës.

“Ky padyshim është një akt i vrasësve të paguar”, ka thënë Leo Lopez, menaxher i yllit.

“Nëse do e kishim ditur se është një situatë e rrezikshme, ai nuk do të ndodhej fare në vendin e tij”

Në një video që qarkullon në internet, shihet se si vrasësi i paguar sulmohet nga turma në klubin ku ai ka shtirë përmbi “Big Papin”. Ai rrihet dhunshëm nga personat që ishin afër.

Policia ka arrestuar personat e dyshuar për rastin.

Shumë mesazhe janë dërguar nga të famshëm që i dëshirojnë shërim sa më të shpejtë yllit, ndër ta është edhe Barack Obama.

 

Loading...