Klubi gjerman Werder Bremen ka reaguar për fitoren e mrekullueshme të Kosovës ndaj Bullgarisë dhe shkëlqimin e yllit të vet dhe të Kosovës, Milot Rashica.

Rashica ishte lojtari kryesor në fitoren 2 me 3 ndaj Bullgarisë, duke shënuar golin e parë e duke asistuar në të fundit, gol që erdhi krejt në fund të ndeshjes.

“Kosova fiton. Dhe Milot Rashica shënoi gol e asistoi në golin e fitores!” ka shkruar Werderi në Twitter.

Loading...