Automjeti diellor është tashmë realitet dhe mund të qarkullojë në rrugët e botës që në vitin 2021. Kompania Lightyear One ka prezantuar makinën që do të furnizohet me energji diellore dhe që ka një autonomi deri 725 km.

Por kjo makinë ka edhe variantin tjetër, në mungesë të rezeve të diellit ajo mund të mbushet edhe me një prizë normale prej 230 v në stacionet e posaçme energjetike. Kostoja e rezervimit për një ndër 500 veturat e para është 119 mijë euro dhe dorëzimi parashikohet pas vetëm dy vitesh.

Çatia dhe kofano e kësaj makine janë të mbuluara nga 5 m kuadrat me pjesëza panelesh diellore të pozicionuara nën një xham sigurie, që sipas kompanisë prodhuese është mjaft i fortë dhe i pacenueshëm edhe nëse ushtrohen pesha të rënda mbi to.

Futja në qarkullim e mjeteve të tilla pritet me mjaftë entuziazëm edhe nga ambientalistët, pasi emetimi i gazrave në atmosferë dhe ndotja në mjedis nga makina të tilla është thuajse zero.

 

Loading...