Sot rreth orës 13:30 ka ndodhur një aksident komunikacioni në rrugën Prekovci-Llabjan.

Sipas mediave vendore ka ndërruar jetë ish- drejtori të Shëndetësisë së Mirëqenies Sociale në Kamenicë, Agim Bucolli.

I ndjeri pas aksidentit është dërguar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.

Prokurori i shtetit, ka urdhëruar që trupi i pa jetë i të ndjerit të dërgohet për autopsi në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

Loading...