Kosova nuk mund ta formojë Tribunalin Ndërkombëtar për gjykimin e krimeve serbe përderisa nuk është pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Për këtë, burime të Top Channel brenda qeverisë kanë treguar se është duke u diskutuar mundësia që t’u kërkohet ndihmë shteteve mike, Shqipërisë dhe Kroacisë.

Pas mbledhjes së fakteve, Kosova mund t’ia dorëzojë dokumentacionet këtyre shteteve të cilat duke u bazuar në to, nga Këshilli i Evropës mund të kërkojnë krijimin e Tribunalit. Por, kundër kësaj ideje po del shoqëria civile.

Arbëresha Loxha nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), thotë se mundësia më e mirë është gjykimi krimeve serbe përmes gjykatave të vendit dhe Prokurorisë Speciale.

Top Channel ka provuar të marrë një përgjigje nga Ambasada e Shqipërisë dhe e Kroacisë, nëse deri tani ka gatishmëri për të bashkëpunuar për këtë çështje, por nuk janë përgjigjur.

Derisa Kuvendi i Kosovës ka vazhduar me procedurat e brendshme, si krijimin e një komisioni shtetëror për mbledhjen e fakteve dhe përpilimin e dokumentacioneve të nevojshme për krijimin e tribunalit.

Loading...