Kryetarja e Tetovës Teuta Arifi i bindi zjarrfikësit që të mos protestojnë. U premtoi atyre siguri në punë, kontrolle të rregullta mjekësore, punësimin e disa zjarrfikësve si dhe pagesën për festa dhe ditëve të vikendit. Por e para e Tetovës fajësoi Qeverinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes. Por as Arifi e as përfaqësuesi i Sindikatës së zjarrfikësve nuk folën për kushtet e vështira të objektit në të cilin punojnë zjarrfikësit, të cilat ngjajnë në kushte mesjetare të punës.

Çështja e mjeteve të punës, sipas Ligjit është obligim që ti siguroj Drejtoria për Kriza, dhe kërkojmë që kjo Qendër në shpërndarjen e mjeteve të punës për njësitë kundër zjarrit, ta ndjek parimin e zhvillimit të barabartë rajonal. Punëtorët e njësisë kundër zjarrit, një pjesë, me bllok dotacion janë të mbuluar nga ana e Ministrisë së mbrojtjes sipas ligjit të ri, dhe fatkeqësia është se nga 60 të punësuar në Tetovë, vetëm 20 janë të mbuluar me bllok dotacionin nga ministria e mbrojtjes”- theksoi Teuta Arifi. Kryetare e komunës së Tetovës

Kërkuam të bëhen kontrolle të rregullta mjekësore, dhe gjetëm gjuhën të përbashkët, si dhe sigurimin kolektiv për të cilën po ashtu u pajtuam. U pajtuam edhe për shtimin e zjarrfikësve sipas Ligjit për zjarrfikës, në bazë të numrit të banorëve që jetojnë në Tetovë e rrethinë dhe rroga bazë e zjarrfikësve të rritet për 20 për qind”.- tha – Goran Ristevski. Sindikata e pavarur e zjarrfikësve./alsat/

Loading...