Këngëtarja e njohur kosovare, Shyhrete Behluli dhe nusja e saj Learta Jakupi, ishin të ftuara në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të folur mbi bashkëpunimin e tyre të parë muzikor dhe për të treguar më shumë nga jeta familjare.

Shyhretja tregoi se në familjen e tyre të madhe, marrëdhëniet mes njëri-tjetrit janë shumë të mira, e në fakt kjo u vërtetua edhe nga sfida vjehërr-nuse që u kalua më shumë sukses nga të dyja.

Në vijim të bisedës për karrierën, Shyhretja tregoi se këngën e ka pasion, duke pranuar më pas që fatmirësisht merr edhe të ardhura të mira nga ky profesion.

“Falë Zotit kemi edhe të ardhura të mira prej këngës, jo aq sa mendojnë njerëzit, por për një jetë mesatare normale”, tha ajo.

E teksa Bieta e ngacmoi duke i thënë se njerëzit mendojnë se familja e tyre është shumë e pasur, Shyhretja qeshi e më pas theksoi se është shumë më e rëndësishme harmonia familjare se sa të mirat materiale.

“Nuk mendoj asnjëherë për pasuri se kam dëshirë që së pari të kem një familje të shëndoshë e të jemi mirë me shëndetin, se pasuria nuk ka skaj. Nuk kërkoj të kem shumë, kërkoj të kem harmoni në familje e kjo është në rend të parë. Për të tjerat, çfarë të sjellë Zoti, janë të mirëseardhura”, përfundoi ajo.

Loading...